Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar ndaj deklatatës së Kryeministrit Albin Kurti, ku Kurti tha se opozitës nuk i konvenojnë zgjedhjet sepse i humbë e qeverisë nuk i konvenojnë zgjedhjet sepse zhduket opozita.
Musliu këtë deklaratë të Kurtit e krahasoj me ish-kryeministrin Isa Mustafa ku ai pati thënë para shumë kohe se Prishtinën e fitoj me duar në xhepa dhe se kjo ka ndikuar që LDK-ja aso kohe të humb pushtetin.
“Albini paska thënë se: “… që zgjedhjet e parakohshme në Kosovë nuk i konvenojnë as qeverisë dhe as opozitës. Opozitës nuk i konvenojnë zgjedhjet sepse i humbë e qeverisë nuk i konvenojnë zgjedhjet sepse zhduket opozita”A ju kujtohet Isa Mustafa kur pat thënë Prishtinen e fitoj me duar në xhepa? Nga atëher LDK-së ju patën dashtë 8 vjet me e kthy pushtetin. Qytetarët nuk e durojnë arrogancen e pushtetarëve”, shkroi Musliu./ Gazeta10