Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Musliu pas raportimit të drejtorit të AKI-së: Gjendja në veri e qetë

Gazeta10
09 November 2022 - 11:45

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimet Musliu, ka thënë se gjendja në veri për momentin është e qetë, raporton Gazeta10.

Këtë garanci anëtarët e komisionit e kanë marrë nga kreu i AKI-së, Petrit Ajeti, pasi ky i fundit raportoi në Komision për gjendjen e sigurisë në këtë pjesë të vendit.

Por Musliu, tha se ka mundësi e përshkallëzimit të situatës dhe se institucionet duhet të jenë të vëmendshme.

“Sot e kishim në raportim rreth gjendjes së krijuar në veriun e Kosovës drejtorin e agjencisë për inteligjencë të Kosovës Petrit Ajeti me të cilin diskutuam gjer e gjatë dhe u informuam për gjendjen në veri. Sa i përket gjendjes së sigurisë mund të konstatojmë se gjendja e sigurisë është e qetë por gjithmonë me mundësi të përshkallëzimit. Prandaj institucionet e sigurisë së vendit janë në krye të detyrës dhe janë të gatshëm për çdo provokim të mundshëm. Sot më shumë se kurrë duhet bashkërendim të institucioneve të vendit.”, ka thën Musliu.

Tutje Musliu, ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes nga dezinformatat që dalin në media serbe dhe të mos bien pre e tyre./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.