Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Musliu-Shoshi: Nga Donika Gërvalla nuk pritet të mbrohet UÇK-ja

Gazeta10
21 May 2026 - 8:58

Kandidatja e PDK-së për deputete në Kuvendin e Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka hedhur akuza ndaj Ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla lidhur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe deklaratën e deputetit të VV-së Fatos Geci.

Fillimisht ishte Donika Gërvalla e cila i doli në mbrotje Gecit duke thënë se e respekton atë që ka thënë Geci.

“Fatosi, në përgjithësi familja Geci nga Llausha, ka një histori të dhimbshme të pasluftës dhe gjatë luftës. Edhe unë pa dashur të bëjë avokatin, e as gjykatësin e Fatos Gecit, unë e respektoj atë çfarë thotë Fatosi, sepse e respektoj përvojën dhe biografinë e familjes së tij. Mendoj që ajo pjesë e historisë sonë më të re është pjesë e historisë së Republikës së Kosovës, pjesë e një sakrifice të jashtëzakonshme që kanë bërë disa familje të mëdha në Kosovë. Kështu që Fatos Geci është njëri nga zërat e ndryshëm në këtë listë”, ka thënë Gërvalla.

E për këtë Musliu-Shoshi thotë se nga Donika Gërvalla nuk pritet të mbrohet UÇK-ja.

Reagimi i plotë:

Që nga paraqitja e parë e Donikës në Kombet e Bashkuara, Serbia s’ka pasur më nevojë të shpenzojë miliona për lobim kundër Kosovës sepse ajo këtë punë e ka bërë vetë më mirë se kushdo.

Ky rol vazhdoi deri në mbledhjen në të njëjtin institucion, ku u falënderua publikisht nga Dacici për “bashkëpunimin” dhe qasjen e saj.

Nga një profil i tillë nuk mund të pritet mbrojtje për UÇK-në. PËRKUNDRAZI!

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.