Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Musliu: Veteranët po arrestohen për mospagesë të rrymës, shteti t’i liroj nga pagesa

Gazeta10
06 April 2023 - 11:23

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu në seancën e sotme duke ngritur një krahasim mes serbëve në Mitrovicë dhe veteranëve të UÇK-së u ka bërë thirrje, institucioneve që të i lirojnë nga pagesa e rrymës kategoritë e dalura nga lufta.

“Kam një kërkesë konkrete që ka të bëj me një kategori shumë të ndjeshme, siç janë kategoritë e dalura nga lufta që nga kjo Qeveri e institucionet e shtetit janë lënë pas dore, duke mos gjetur gatishmëri të përfshihen as në ligjin për pagën minimale. Kërkojë nga ZRrrE që të nxjerrë një vendim dhe t’i liroj nga pagesa e fakturave të rrymës, të gjitha kategoritë e dalura nga lufta siç janë familjet e dëshmorëve, veteranët dhe invalidët e luftës”, ka thënë Musliu, transmeton Gazeta10.

Ajo e ka quajtur të dhimbshëm faktin se po sheh veteranët e UÇK-së sikurse rasti në Mitrovicë, duke mos pasur para për të paguar energjinë elektrike, duke shtuar se serbët vazhdojnë të mospaguajnë asnjë cent për rrymën e shpenzuar.

“Është e papranueshme që të shohësh duke u prangosur veteranë e invalidë të UÇK-së në pamundësi për të paguar rrymën, si arrestimi i Besim Musa nga Mitrovica. Në pamundësi të pagesës u prangos…Veteranët si Besimi të prangoset ndërsa jo larg lagjes ku jeton ai janë mijëra qytetarë serbë që nuk paguajnë asnjë cent për rrymën e shpenzuar”, u shpreh ajo./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.