
Deputeti i PDK-së, Muharrem Mustafa, ka folur për Enver Malokun, duke e cilësuar atë dëshmor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Mustafa deklaroi se Maloku kishte bashkëpunim të thellë me Afrim Maliqin dhe dy persona të tjerë që u vranë në Prishtinë, duke pretenduar se ata kishin bashkëpunuar me Enver Malokun.
“Ai është dëshmor i UÇK-së. Ai ka qenë në bashkëpunim të thellë me Afrim Maliqin dhe me dy të tjerë të vrarë në Prishtinë. Ata kanë bashkëpunuar me Enver Malokun. Kjo është thënë edhe më herët, por zëri i atyre që e kanë thënë ka qenë i vogël. E dinë familja, e dinë bashkëluftëtarët tanë. Ai është dëshmor i UÇK-së”, u shpreh Mustafa.