Komentatori Artan Musatafa në “POLITIKO” tha se rifillimi i takimit në mes të Kurtit dhe Vuciq vjen si pasojë e një mospajtimi në mes tyre, raporton Gazeta10.
“Më siguri që kthimi në tavolinën e bisedimeve vjen mbas një mospajtimi në lidhje me detajet e marrëvshjeve, mirëpo ne i kemi pa deklaratat e dy liderëve para se takimi të fillonte dhe pothuajse gjatë tërë javës se kaluar kanë qenë duke dhënë sinjale pozitive”, tha ai.
Sipas tij do të ketë marrëveshje në mes të dy shteteve, nëse jo sonte në ditët në vazhdim.
“Racionalja thotë se do të ketë marrëveshje, nëse jo sonte në ditët e ardhshme, përshkak se bëhet fjalë për dy liderë të cilët janë të fuqishëm dhe janë në pozitë për të marrë vendime”, tha Mustafa./Gazeta10