
Raporti: Gentiana Gashi / Kanal10
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e ka akuzuar Albin Kurtin, se me vetëdije e ka tensionuar situatën në veri të vendit. Sipas tij, ai këtë e ka bërë që të marrë pastaj poenë për shtensionimin e saj. Ndërkohë, marrëveshjen e Ohrit, e ka quajtur më të rëndën, madje edhe se ato të vitit 2013 e 2015. Mustafa për çështjen e Asociacionit, tha se është obligim ndërkombëtarë që duhet të zbatohet.
Marrëveshjen për themelimin e Asociacionit e nënshkroi vet, por një tjetër po e vlerëson si më të rëndën për Kosovën.
Ish-kryeministri, Isa Mustafa, thotë se marrëveshja e Ohrit është më e rëndë se sa ajo e vitit 2013, me të cilin parashihet themelimi i këtij mekanizmi.
Sipas tij, të tillë, këtë marrëveshje e bën statusi i Kishës serbe, që rregullohet në nenin 7 të saj.
Teksa ka folur për themelin e Asociacionit, ish-kryeministri Mustafa ka thënë se ai është obligim ndërkombëtar.
Madje, ai thotë se draft-statuti i këtij mekanizmi e kryeministrit Albin Kurti, e jo e homologut të tij shqiptar, Edi Rama.
Ish-kryetari i LDK-së potencon se Qeveria Kurti mund të rrëzohet me strategji më të opozitës.
Ai ka folur edhe për tensionet e krijuara në veri të vendit tash e dy muaj.
Mustafa thotë se shefi i ekzekutivit nuk mund t’i ikë zbatimit të marrëveshje reciproke me Serbinë përmes veprimeve të eskalimit të situatës.
Mustafa, ka komentuar edhe për masat ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian.
Ish-kreu i ekzekutivit kosovar i ka quajtur të gabuara deklaratat e kryediplomatës Donika Gërvalla, e cila e kishte quajtur Bashkimin Evropian “tigër prej letre”.
Sipas tij, Kosova asnjë hap nuk mund ta bëjë pa bashkëpunimin me BE-në, prandaj duhet respektuar institucionin me të lartë evropian.