
Besian Mustafa, deputet i LDK-së, ka shkruar për pozicionimin e partisë rreth situatës politike.
LDK u largua nga të gjitha kërkesat, duke thënë se do të qëndrojë në opozitë.
Mustafa ka kërkuar nga LVV që ta konstituojë Kuvendin dhe Qeverinë, e bashkë pataj e votojnë presidentin jopartiak.
“Ministritë, pozitat, funksionet janë sot për nesër, Kosova e fëmijëve tonë është përgjithmonë! “LDK po lypë shumë ministri!” Jo, s’po lypim asnjë, merrni krejt ministritë dhe kryeparlamentarin. Themelojeni Kuvendin dhe Qeverinë, votat e mjaftueshme i keni. Bashkë pastaj e votojmë dhe një President jopartiak, as i joni, as i atyre, as i atyre tjerëve, por i të gjithëve”.