
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafi, ka komentuar videon e kandidatit për deputet në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, të realizuar para ndërtesës së Parlamentit serb.
Mustafi ka theksuar se videoja e Kamberit vjen si reagim ndaj gjuhës së përdorur nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, të cilën ai e cilëson si nxitëse të urrejtjes dhe denigruese ndaj shqiptarëve.
“Shaip Kamberi ishte para Parlamentit të Serbisë, aty ku e realizoi videon, sepse gjuha që po përdor ish-presidenti Vuçiq është gjuhë nxitëse e urrejtjes ndaj shqiptarëve”, ka deklaruar Mustafi.
Sipas tij, retorika e tillë politike është shqetësuese dhe kërkon reagim të qartë, veçanërisht kur bëhet fjalë për deklarata që prekin shqiptarët dhe marrëdhëniet ndëretnike në Serbi.