
Deputeti i partisë në pushtet, Adnan Rrustemi ka kritikuar partinë më të madhe opozitare, PDK-në të cilët kanë akuzuar VV-në, se ka bërë marrëveshje me presidentin serb, Vuçiq për marrëvshje të fshehur për heqjen e barrikadave.
Rrusetemi tha në Prime Time se PDK-ja ka harruar që pikërisht në Rashkë i bëntë koalicionet sa qeveriste me vendin, aty ku Vuçiq u takua me përfaqësuesit serbë të Kosovës, shkruan Gazeta10.
Ai deklaroi se në fazën ku ndodhet procesi i dialogut, me një afat të kufizuar duhet një qëndrim unifikues i të gjitha subjeteve politike në vend.
“PDK-ja teksa na kritioknte, ka harruar që Rashkë i bënin koalicionet. PAN-i aty i bënte koalicionet. Hallin e kam te inetresat e përgjithshme. Jemi në proces të dialogut me një fazë finale, intenzive të kufizuar në kohë, deri në mars të vitit të ardhshëm, ku palët synojnë të nxjerrin më të mirën për vendin. Edhe Kosova po bën këtë. Këtu na duhet mbështetje nga opozita në kuptimin e synimeve të shteti të Kosovës. Do të doja unitet, qëndrim unik me Serbinë. Por, jo kërkesa më të ulëta sesa Qeveria vetë. Sepse po e dobëson pozicionin e Kosovës”, tha Rrustemi në Prime Time./Gazeta10