Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Na shkoj jeta neve” – Bedri Hamza publikon momentin prekës me qytetarin nga Suhareka

Gazeta10
22 May 2026 - 13:21

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza ka publikuar një video nga Suhareka, ku gjatë një bashkëbisedimi me një qytetar ka folur për gjendjen e rëndë ekonomike dhe zhgënjimin që, sipas tij, po e përjetojnë shumë familje kosovare.

Në video dëgjohet qytetari duke iu drejtuar Hamzës me fjalët: “Gjashtë parë sy duhet me i pasë… A po e sheh, veç te poshtë po shkon Kosova. Na shkoj jeta neve”.

Hamza ka thënë se këto fjalë e kanë prekur shumë, pasi sipas tij ato pasqyrojnë realitetin e dhimbshëm me të cilin po përballen qytetarët.

“Këto fjalë më prekën shumë, sepse tregojnë dhembjen, lodhjen dhe zhgënjimin që po e përjetojnë sot shumë familje në Kosovë. Nuk guxojmë ta pranojmë këtë gjendje si normale”, ka shkruar Hamza.

Ai ka përsëritur zotimin e tij politik se zgjedhjet e 7 qershorit duhet të shërbejnë si moment ndryshimi për vendin.

“Me 7 qershor, ne do t’i themi STOP krizës. Dhe bashkë, me secilin prej jush, do ta ndryshojmë Kosovën”, është shprehur Hamza.

Postimi i plotë: https://www.facebook.com/watch/?v=1307096498278692

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.