
Ka përfunduar pjesa e parë e lojës së futbollit mes Lëvizjes Vetvendosje dhe Qeverisë me rezultat 5 me 1, për Qeverinë, raporton Gazeta10.
Me këtë rast, Blerim Gashani,zëvendësministër i Punëve të Brendshme tha se Guxo ka shumë për të dhënë.
“Guxo ka shumë për të dhënë, në të gjitha aspektet”.
Ndëkaq, këshilltari i ministres së punëve të jashtme, Naser Arifi tregoi se me kë do e donte ta kishte finalen.
“Në pjesën e dytë do të bëjmë edhe më shumë gola, se na jemi në koalicion me Vetvendosjen por në futboll nuk ia falim e në finale na të Guxo-së kemi qef me LDK-në me u taku”, tha Arifi.