
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi, gruaja e parë që mban këtë post me ndikim, tha të enjten se do të tërhiqet si udhëheqëse demokrate, transmeton Gazeta10.
Pelosi, një liberale 82-vjeçare nga Kalifornia, e cila ka shërbyer dy herë si kryetare, tha se do të mbetet në Kongres, duke përfaqësuar San Franciskon në Dhomën e Përfaqësuesve, siç ka bërë për 35 vjet.
Përfaqësuesi Hakeem Jeffries i Nju Jorkut mund të kërkojë të zërë vendin e saj si kryedemokrat në Dhomën e Përfaqësuesve. Jeffries do të ishte ligjvënësi i parë me ngjyrë që do të drejtonte njërin prej grupeve kryesore të partive në Kongres.
Ajo e quajti Dhomën së Përfaqësuesve “tokë të shenjtë” dhe “zemrën e demokracisë amerikane”, shkruan Reuters./Gazeta10.