Duhet Lexuar

​NASA planifikon të mbjellë patate në Mars

Gazeta10
05 Janar 2023 - 22:33

Pas suksesit të marules në ISS (Stacioni Internacionali Hapësirës) , NASA vazhdon eksperimentet e saj “bujqësore” për të kuptuar nëse perimet mund të rriten në hapësirë.

Kësaj radhe është radha e patateve: nga marsi agjencia amerikane, së bashku me Qendrën Ndërkombëtare Peruane të Patates (CIP), do të kryejnë eksperimente në një laborator në Lima për të kuptuar nëse patatet mund të rriten në Mars.

NASA ka zgjedhur njëqind lloje zhardhokësh: dyzet nga Andet, të përdorura për t’u riprodhuar edhe në terrene të thata dhe shkëmbore, dhe gjashtëdhjetë të modifikuara gjenetikisht për t’i rezistuar patogjenëve të ndryshëm dhe për të mbijetuar me pak ujë dhe kripë.

Një ton nga këto patate do të transportohen në një laborator të veçantë në Lima, ku do të simulohet atmosfera marsiane, e përbërë kryesisht nga dioksidi i karbonit.

Këtu zhardhokët do të ekspozohen ndaj rrezatimit intensiv ultravjollcë dhe do të rriten në një mjedis ekstrem.

Në përfundim të eksperimentit do të përzgjidhen varietetet që kanë mbijetuar dhe mbi të gjitha kanë arritur të riprodhohen në këto kushte kritike.

Nëse asnjë patate nuk e kalon testin, testi do të përsëritet me një metodë tjetër të rritjes, ndoshta të njëjtën që përdoret për perimet e Projektit Veggie.

“Rezultatet konkrete do të vijnë brenda një ose dy vitesh”, theksoi Julio Valdivia Silva, një astrobiolog i NASA-s. /atsh

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.