Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së në Pejë, sot i jepet lamtumira e fundit

Gazeta10
01 March 2024 - 10:16

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Peja, Sali Sadrijaj është ndarë nga jeta të enjten, në moshën 70-vjeçare, raporton Gazeta Sinjali. 

Sadrijaj ishte në betejë me një sëmundje qe një kohë të shkurtër, të cilën nuk arriti ta fitojë. 

Lajmin e hidhur për vdekjen e tij e kanë dhënë miqtë e familjarët, të cilët e kanë përshkruar Sadrijajn si njeri të mirë e atdhetar. 

Lamtumira e fundit do t’i jepet sot, në varrezat e qytetit, nën përcjelljen e FSK-së.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.