
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Bilismi është qytetar i Serbisë, raporton Gazeta10.
Daçiq ka thënë se meqë ai është qytetar i Serbisë ai nuk mund të merret me të sepse ai nuk është ministër i Punëve të Brendshme.
“Bislimi është qytetar yni dhe unë nuk mund të merrem me këto çështje të brendshme, nuk jam më ministër i Punëve të Brendshme”, tha Daçiqi.
Tutje, ai ka thënë se ka një mekanizëm për paralajmërime të vizitave që të shmangen probleme të tilla.
“Ekziston një mekanizëm (për paralajmërimin e vizitave) pikërisht që të mos ketë probleme të tilla”, tha ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.
Ai këto komente i ka bërë teksa ka komentuar ndalimin e vizitës dje që i është bërë zv.kryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi në Serbi. / Gazeta10.