
Në programin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” përmes një lidhje direkte me gazetaren Egzona Shala është raportuar se janë ndalur punimet në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë.
Ndalja e punimeve në këtë magjistrale po shkakton kolona të mëdha, dhe pluhur përgjatë kësaj pjese.
Qytetarët po vazhdojnë të ankohen, sepse ndalja e këtyre punimeve po ja vështirëson jetën atyre.
Kanal10 ka kontaktuar edhe me Ministrinë për të marrë përgjigje për ndaljen e punimeve por që ata janë përgjigjur njëjtë që kanë probleme me shpronsime./Gazeta10