Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ndalohen 5 persona për cenim të vullnetit të lirë të votuesve në Graçanicë

Gazeta10
19 May 2026 - 17:04

Prokuroria Themelore në Prishtinë së bashku me policinë kanë njoftuar se kanë ndaluar pesë persona në Graçanicë, të cilët dyshohen se po e cënonin lirinë e votuesëve. Ky aksion i prokurorisë u bë pas deklaratave publike në media të Ministrit, Nenad Rashiq.

E plotë:

Pesë persona ndalohen për cenim të vullnetit të lirë të votuesve në Graçanicë

Prishtinë, 19 maj 2026- Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion të Policisë së Kosovës, njofton opinionin publik se duke vepruar sipas detyrës zyrtare dhe pas raportimeve në media lidhur me deklarimet e Ministrit z. Nenad Rashiq për kërcënimin e votuesve në komunën e Graçanicës, janë ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme hetimore.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar pesë (5) persona, shtetas të Republikës së Kosovës, të nacionalitetit serb, pasi që të njëjtit dyshohen për kryerjen e veprës penale ‘’Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve’’, nga neni 210 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Lidhur me këtë rast, janë siguruar deklarata dhe prova të mjaftueshme, mbi bazën e të cilave dyshohet se personat e ndaluar janë përfshirë në veprime të kundërligjshme që ndërlidhen me veprën e lartcekur.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në kuadër të kompetencave të saj ligjore, mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor, garantimin e ushtrimit të lirë të së drejtës së votës dhe respektimin e rendit kushtetues ligjor në Republikën e Kosovës.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=122256454526037625&set=a.122093742548037625&type=3&ref=embed_post

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.