
Një person është ndaluar për 48 orë pas vdekjes tragjike të një punëtori 52-vjeçar në fshatin Meqë të Gjakovës.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Drin Domi tha se ndaj tij rëndon vepra penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.
Prokurori i Shtetit në koordinim me Policin e Kosovës dhe Institucionet tjera përkatëse janë duke i ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme.