
Klinika e Kirurgjisë Abdominale ka reaguar lidhur me ndërhyrjen kirurgjike të presidentes Osmani në një spital privat në Kosovë, raporton Gazeta10.
Në reagimin e klinikës është thënë se ky është një injorim ndaj tyre dhe si i tillë është krejtësisht i papranueshëm.
Më tej, në reagim thuhet se ajo nuk është konsultuar fare me personelin udhëheqës për një ndërhyrje në këtë institucion.
Tutje, thuhet se operimin që presidentja Osmani e ka kryer në një spital privat tek Klinka e Kirurgjisë Abdominale është rutinë që nga viti 1999.
Në fund, ata i kanë uruar shërim të shpejtë presidetes Osmani por njëkohësisht kanë shprehur shpresën e tyre që rastet e tilla të anashkalimit të institucioneve shtetërore të mos përsëriten. /Gazeta10

