Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ndërmarrja Publike Banesore mohon bastisjen, Sveçla jep detaje të tjera

Gazeta10
17 May 2023 - 10:55

Pak më parë, Gazeta10 raportoi se në kuadër të disa operacioneve policore, Polica e Kosovës ka bastisur edhe zyrat e Ndërmarrjes Publike Banesore në Prishtinë.

Lidhur më këtë, nga kjo Ndërmarrje për Gazeta10 kanë thënë se deri më tani nuk është bastisur por, që nuk e përjashtojnë mundësinë se shtëpia e ndonjë zyrtari të jetë bastisur nga Policia.

“Mund ta konfirmojë se deri më tani nuk është bastisur objekti i Ndërmarrjes Publike Banesore. Por, në të njëjtën kohë nuk mund të them se nuk do të ketë bastisje të objektit në orët në vazhdim. Poashtu nuk mund të përjashtojë mundësinë se është bastisur shtëpia e ndonjë zyrtari të Ndërmarrjes”, kanë thënë për Gazeta10 nga Ndërmarrja Publike Banesore.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka thënë se Krimet Ekonomike janë duke zhvilluar aksione në Ndërmarrjen Publike Banesore ndërsa Krimet e Rënda operacione kundër fajdeve.

“Që nga mëngjesi i hershëm janë duke u zhvilluar tre aksione nga Drejtori të ndryshme të Policisë së Kosovës. Krimet ekonomike në Ndërmarrjen Publike Banesore, Krimet e Rënda janë duke zhvilluar aksione kundër fajdeve dhe Krimet Kibernetike për mashtrimet me kartela bankare. Angazhimi ndaj çdo lloj krimi do të intensifikohet, përgëzoj Departamentin e Hetimeve për secilin rezultat të arritur.”, ka shkruar ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.