
Dy ndërmjetësuesit ndërkombëtarë të dialogut, Escobar dhe Lajçak arrijnë të martën në Kosovë për një rund të ri takimesh me liderët kosovarë.
Por këtë herë, në agjendën e tyre kanë ndarë kohë edhe për përfaqësuesit e partive opozitare.
Gazeta 10 merr vesh nga burime brenda PDK-së se “”Kryetari i PDK-së, z. Memli Krasniqi është i ftuar nga z. Eskobar për darkë pune të martën pasdite në rezidencën e Ambasadorit të SHBA-së në Kosovë”.
I dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor do të ketë të martën brëma takime edhe me liderët e tjerë të partive politike në Kosovë.