Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ndërpritet furnizimi me ujë në Malishevë dhe disa fshatra

Gazeta10
09 October 2026 - 11:38

Kompania Rajonale e Ujësjellësit, “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se, si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike nga KEDS-i, është ndërprerë edhe furnizimi me ujë të pijshëm për konsumatorët që furnizohen nga stacionet e pompimit në Banjë dhe Senik.

Pa ujë do të mbesin qyteti i Malishevës dhe fshatrat Banjë, Carrallukë, Drenoc dhe Mirushë.

“Ndërprerja e furnizimit me ujë do të zgjasë deri në rikthimin e energjisë elektrike dhe normalizimin e punës së stacioneve të pompimit. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.