Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ndërron jetë ish-futbollisti dhe trajneri Selatin Vokrri

Gazeta10
14 April 2023 - 14:41

Futbolli kosovar është në zi, pasi që ka ndërruar jetë ish-trajneri, lojtari dhe pedagogu i dalluar, Selatin Vokrri.

Vokrri ishte një personalitet i jashtëzakonshëm në futbollin e Kosovës, pasi që dha kontribut tejet të madh si futbollist e si trajner, raporton KosovaPress.

Po ashtu, Vokrri shërbeu si burim i pasur i njohurive dhe ideve në fushën e futbollit dhe edukimit sportiv të rinjve.

Vokrri do të kujtohet gjithmonë për kontributin e tij gjatë kohës së okupimit serb, ku ishte udhëheqës i guximshëm duke frymëzuar rininë llapjanë të vazhdojë me futboll në kushte të vështira dhe pothuajse të pamundura.

Selatin Vokrri do të vazhdojë të mbetet shembull frymëzues për brezat e rinj, ndërsa kontributi i tij do të kujtohet gjithmonë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.