Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

“Ndeshje zhgënjyese” – Thaqi: Kam pranuar ofertë për largim në janar

Gazeta10
03 Dhjetor 2023 - 23:24

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth kombëtares së Shqipërisë, Ballkanit dhe duke mos lënë anash edhe Superligën e Kosovës.

Të ftuar në studio janë: analisti jonë i përhershëm, Bekim Isufi, të cilit i bashkohen edhe Muhamet Dragusha, Armend Thaqi, Milaim Berisha dhe Granit Tërstena.

Gjatë diskutimit në studio foli edhe Armend Thaqi, lojtar i Ballkanit.

“Ishte ndeshje zhgënjyese, na ka mbetur në kokë, kemi pritur më shumë, ndoshta po të luanim në Prishtinë do të ishtë më ndryshe, pasi atmosfera do të ishte më e mirë” – tha ai.

Tutje, ai përshkroi pak kundërshtarin e ditës së enjte, duke thënë fjalët më të mira për ekipin çek.

“Viktoria Plzen është një skuadër shumë e fortë, ai të ndëshkon më një gjysmë rast, u pa edhe në këtë ndeshje, kaq kemi mundur të bëjmë ndaj tyre” – shtoi ai.

Thaqi konfirmoi për emisionin “Kampionët” se ka pranuar ofertë për t’u larguar nga Ballkani gjatë afatit kalimtar të janarit.

“Po, kam pranuar ofertë për t’u larguar nga Ballkani gjatë janarit, destinacioni i ardhshëm pritet të jetë Turqia, pasi në muajin qershor më dështoi transferimi atje, shpresoj që gjatë muajit të ardhshëm ndodh” – përfundoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Sport
08 Qershor 2025

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.