
Agjencioni per Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka njoftuar se zonat urbane në Kosovë janë duke u përballur me nivel të lartë të ndotjes së ajrit, ndotje kjo e cila po shkakton vdekje të parakohshme të qytetarëve të Kosovës, raporton Gazeta10.
Kjo dëshmohet nga të dhënat që dalin nga monitorimi i cilësisë së ajrit nga rrjeti nacional në Kosovë, të publikuara në raportin “Kualiteti i Ajrit në Evropë 2022” (https://www.eea.europa.eu/…/health-impacts-of-air…) nga Agjencia e Mjedisit të Evropës.
“Grimcat e pluhurit (PM10 dhe PM2.5) janë ndotësit kryesor të ajrit që kanë ndikim në shëndetin publik, pasi që janë në gjendje të depërtojnë thellë në mushkëri”, ka njoftuar AMMK./Gazeta10/
Njoftimi i plotë: