Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

E ka pranuar asociacionin, Çollaku: Kurti është bërë “pambuk”

Gazeta10
22 October 2024 - 21:08

Analisti politik dhe njëherësh gazetari, Adrian Çollaku teksa ka komentuar deklarimet e ndihmëssekretarit amerikan të shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka thënë me ironi se “Kurti për këtë mandat ka bërë boll”, pasi sipas tij, qëndrimet e mëhershme të kryeministrit dallojnë shumë nga ato që ai i ka sot.

Çollaku theksoi se me marrëveshjen  e Ohrit, Kurti e ka pranuar asociacionin dhe autonominë.

Ai tha se Amerika do t’i kryejë punët e veta dhe se për këtë shohin edhe lojtarë.

“Shpesh kur e shoh opozitën dhe disa që i thojnë Albin Kurtin “antiamerikan” më vjen më qesh. Albin Kurti është bërë pambuk”, tha Çollaku në “Politiko”. /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.