Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Në agjendën e ditës së sotme, DASH njoftoi për takime me Ferit Hoxhën, Mucunskin e RMV dhe Gjuriqin e Serbisë

Gazeta10
17 July 2026 - 21:10

Departamenti Amerikan i Shtetit, ka njoftuar për agjendën e ditës së sotme, ku zyrtarët e këtij institucioni kanë zhvilluar takime me përfaqësues të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

DASH, njofton se paraditen e sotme, nënsekretarja për çështje politike, Allison Hooker, nga ora 11:00 – është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, në Departamentin e Shtetit.

Në njoftim bëhet e ditur edhe se, sekretari Marco Rubio ka mbajtur fjalim në Dialogun Strategjik SHBA–Serbi në Departamentin e Shtetit, lidhur me çështje të cilën, zëvendëssekretari i shtetit, Christophet Landau, është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, në kuadër të Dialogut Strategjik SHBA–Serbi në Departamentin e Shtetit.

Landau është takuar edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, në Departamentin e Shtetit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.