Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Në El Salvador intonohet himni i Kosovës, presidentja Osmani publikon video nga pritja shtetërore

Gazeta10
31 May 2024 - 11:13

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka arritur në El Salvador ku do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurumit të presidentit të rizgjedhur Nayib Bukele.

Osmani ka publikuar një video nga arritja dhe pritja shtetërore që i është bërë në aeroportin e El Salvadorit, e ku është intonuar edhe himni i Republikës së Kosovës nga Garda presidenciale e El Salvadorit

“Me ftesë të Presidentit Nayib Bukele, unë do të marr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Bukele dhe do të takohem me përfaqësues të tjerë të shtetit për të diskutuar qëllimin tonë të përbashkët për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit midis vendeve tona”, ka shkruar Osmani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.