Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Në gusht, Vlora Hyseni u propozua për gradën “Chevalier” për merita të dalluara në shërbim të Francës

Gazeta10
23 September 2026 - 12:52

Drejtoresha e shkarkuar e Shërbimit Informativ të Shqipërisë, Vlora Hyseni është propozuar në gusht për ta marrë gradën “Kalorës” (Chevalier) të Urdhrit Kombëtar të Meritës nga Franca.

Në një dekret të datës 10 gusht 2026 të publikuar nga Grand Chancelier de la Légion d’honneur, institucionit shtetëror francez që administron sistemin e dekoratave kombëtare, Vlora Hyseni përshkruhet si shtetase kosovare dhe shqiptare, dhe si drejtoreshë të Shërbimit Informativ të Shqipërisë.

“Ordre national du Mérite” është një nga dy urdhrat kombëtarë të Francës, së bashku me Legjionin e Nderit. Ai jepet për merita të dalluara në shërbim të Francës.

Tani ish-drejtoresha e SHISH-it, Vlora Hyseni, u vu nën arrest shtëpiak dje, në kuadër të një hetimi të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) të Shqipërisë për dosjen e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Ish-zyrtarja e lartë e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) po hetohet për “zbulim të akteve ose të dhënave sekrete” dhe “përkrahja e autorit të krimit”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.