
Në pikën doganore të Jarinjes në veriun e vendit, po vazhdojnë të lëshohen fletëqortimet për moskonvertimin e targave serbe në RKS, raporton Gazeta10.
Ky vendim ka hyrë në fuqi para pak ditësh ku kryeministri i Kosovës në një mbledhje të Qeverisë së Kosovës ka bërë të ditur për shkallëzimin e zbatimit të vendimit për konvertimin e targave serbe në RKS.
Për këtë vendim ka pasur një reagim të ashpër nga Shtetet e Bashkuar të Amerikës për mosrespektimin e rekomandimeve dhe kërkesave perëndimore për shtyerjen e plotë prej 10 muajsh të këtij afati për konvertimin e targave serbe. / Gazeta10.
