
Naim Zhitia, vëllai i dëshmorit, Afrim Zhitisë ka rrëfyer shumë gjëra të padëgjuara me parë për karakterin dhe veprimtarinë e tij në POLITIKO të Kanal 10.
Ai madje e ka treguar një moment të asaj kohe kur Afrimi qysh në klasën e 6-të është përplasur me mësuesen serbe se shqiponjën e kishte në xhemperin e tij.
“Ai qysh në atë kohë i ka kërkuar nanës që me ia maru xhemperin me shqiponjen, si flamurin e Shqipërisë të asaj kohe, dhe atë e ka mbajtë atë flamur”, tregon Naimi duke theksuar se qysh prej asaj kohe ai është brymosur me atë rrugë.
Për më shumë shikone videon e plotë. /GAZETA10