Në emisionin “Adresa e ankesave” në Kanal10 me Arben Ahmetin, në një lidhje direkte nga Mitrovica është paraqitur gazetari Naim Kryeziu, ku shfaqur problemet më të cila po ballafaqohen banorët e një rruge si pasojë e prishjes së rrugës pas intervenimeve që ka bërë ujësjellësi.
Për këtë situatë ka folur edhe njëri nga banorët e kësaj lagje ku është shprehur se nuk po mund të qarkullojnë për shkak të gjendjes jo të mirë të rrugës.
Ai ka njoftuar se rruga në gjendje të mjerueshme është tash e dy muaj.
“Rruga është shumë e dëmtuar edhe në këmbë nuk mundësh me ecë, po ashtu edhe me kerr po e kemi zor me kaluar këtu. Kam qenë edhe në Komunë edhe as që na u kanë përgjigj edhe ne nuk po mundemi me shkuar askund, qe 2 muaj jemi në këtë gjendje. Më herët kem pas problem me ujësjellës ata erdhën e shtinë kanalizimin edhe e lanë në këtë gjendje rrugën, na nuk po lypim kurgjo veç do zhavorr me na shtrua”, është shprehur banori. /Gazeta10/