Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Në Kosovë mbahet Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen e Sigurinë (VIDEO)

Gazeta10
22 October 2022 - 19:24

Raporti: Gentiana Gashi

Në Kosovë për herë të parë është mbajtur Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Krerët e shtetit të Kosovës kanë thënë se angazhimi i grave në shtetndërtim nuk ka munguar asnjëherë. Ndrsa, të pranishmëve përmes një video-mesazhi iu drejtua edhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Gjatë forumit u vlerësuan lartë hapat e bërë nga Kosova për demokratizim dhe zhvillim ekonomik, e u ofrua mbështetje për anëtarësimin e vendit në organizata ndërkombëtare.

Kosova këtë të shtunë ka grumbulluar mbi 400 pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës, me rastin e organizimit të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili po mbahet për herë të parë në vend.

Në këtë forum i cili fokus ka trajtimin e çështjeve që ndërlidhen me gratë, paqen dhe sigurinë, u vlerësuan lartë hapat e bërë nga Kosova për demokratizim dhe zhvillim ekonomik, derisa vendit iu ofrua mbështetje për anëtarësim në BE, NATO e Këshill të Evropës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani para të pranishmëve tha se historia e Kosovës është histori e secilës grua e cila ka larguar nga një gur nga rruga drejt barazisë.

“Historia e Kosovës është histori e secilën grua e cila ka largu një gur nga rruga drejt barazisë. Ma vjen mire që kem mbledh gra e burra nga çdo kënd i botës. Përpjekja është të sigurohemi që sfidat me të cilat përballemi të tejkalohen”

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk ka pasur ndonjë fazë të shtendërtimit të Kosovës që gratë nuk kanë qenë të përfshira.

Nuk ka pas ndonjë fazë kur gratë nuk kanë qenë të përfshira për liri dhe paqe dhe angazhimi i grave nuk ka munguar në shtetndërtim. Ato kanë mbajtur armë të ndryshme në dorë me një qëllim të vetëm për paqe për të gjithë. Pjesëmarrja e grave në institucionet e sigurisë e siguron suksesin tonë Gratë dhe vajzat e Kosovës kanë sakrifikuar shumë kanë qenë viktima dhe luftëtare, kanë kontribuuar në kategori të ndryshme dhe kanë kontribuuar në demokratizimin.

Të pranishmëve përmes një video-mesazhi iu drejtua edhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

“Lufta në Kosovë ishte një përballje mes vrasjeve barbare dhe forcës së nevojshme, ndërmjet mostolerancës së dhunshme dhe respektimit të të drejtave të njeriut, mes tiranisë dhe demokracisë. Ne fituam sepse aleanca jonë ishte e bashkuar dhe e fortë. Më e rëndësishmja, ne ia dolëm sepse kauza jonë ishte e drejtë dhe për shkak të popullit të Kosovës

Përmes video-mesazheve, para pjesëmarrësve u drejtuan edhe kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, e ish-komandanti supreme i NATO-s për Evropë, Ëesley Clark,

Duhet të bëhemi bashkë për t’i diskutuar sfidat. Ne kemi bërë progres por bota po ndryshon dhe luftërat po vazhdojnë. Bashkimi Evropian ka qenë gjithmonë i përkushtuar që të ndihmojnë gratë përmes agjendës për Gratë, Sigurinë dhe Paqen, duke punuar me OKB-në, me NATO-n për të fuqizuar gratë dhe për t’u dhënë rol në arritjen e paqes”, ka thënë Metsola.

 “E mirëpres edhe mundësinë që të bëheni pjesë e BE-së dhe NATO e ndoshta më së shpejti e Këshillit të Evropës. Jam shumë mirënjohës për miqësinë e Kosovës dhe personalisht sa herë vij në Kosovë jam shumë krenar për hapat që i keni bërë në demokratizim dhe zhvillim ekonomik. Jam shumë krenar për krejt cfarë po bëni për njëri-tjetrin për demokracinë në Evropë”

Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë ka mbledhur në Prishtinë liderë botërorë, ekspertë, akademik e përfaqësues të shoqërisë civile.

Ky forum paraqet një nga zotimet e institucioneve të Republikës së Kosovës për Samitin për Demokraci, të organizuar nga presidenti i SHBA-ve, Joe Biden. / Kanal10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.