Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Në krahasim me të kaluarën, veriu tash është më i sigurt”- Ministri Peci

Gazeta10
14 December 2023 - 21:01

Ministri i MBPZHR-së, Faton Peci, në emisionin “Politiko me Kushtrim Sadikun”, ka thënë se veriu është ambient më i sigurt në krahasim me të kaluarën.

“Secilen ditë vullneti i qytetarëve të veriut për të përqafuar autoritetet e Kosovës por njëkohësisht për të shfrytëzuar benefitet që shoqëria jonë i ofron ka me qenë në një trend të rritjes dhe shtrirja e sovranitetit është në interes të përgjithshëm shoqëror”, ka thënë Ministri Peci.

Ai tutje tha që dallimi me para tri vitet në veri është substancial.

“Të kaluarën nuk ka pasur prezencë policore në shumicën e pjesëve, pjesa e shtrirjes së internetit, është luftu krimi e korrupsioni, kontrabanda, arrestimi i protagonistëve që kanë ushtruar dhunë edhe ndaj qytetarëve që kanë pranuar realitetin e Kosovës”, ka thënë tutje ministri Peci. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.