
Kjo fundjavë na sjell para ekranit xhiron e 29-të në LaLigan spanjolle, pjesë e së cilës përfshihen disa ndeshje interesante.
Sfida e cila do të hapë këtë xhiron luhet të premten mës Rayo Vallecanos dhe Osasunës.
Ndeshja e cila luhet në “Estadoi Vallecas”, vë përballë këto dy skuadra, të cilat padyshim se deri në fund do të luftojnë për një vend në Evropë, i cili nuk është i pamundur.
Lideri i tabelës, Barcelona zhvillon ndeshjen e saj të dielën e 16 prillit, kur përballë do të ketë skuadrën e Getafes. Kjo ndeshje luhet me fillim nga ora 16:15.
Ndërsa, vendi i dytë, Real Madridi këtë xhiro i shkon skuadrës së Cadizit, me ndeshjen që luhet të shtunën, duke filluar nga ora 21:00.
“Los Blancos”, pothuajse të dorëzuar në luftën për titull, hyjnë në këtë ndeshje pas humbjes si vendas nga Villarreali me rezultat 3-2, ndërsa Cadizi me qëllimin e largimit nga zona e rrezikshme.
Skuadra tjetër nga kryeqyteti spanjoll, Atletico de Madrid këtë vikend do të jetë nikoqir i Almerias, skuadër e cila u promovua këtë sezon në LaLiga dhe tani po
vazhdon luftën e saj për mbijetesë. Tabelës në elitën e futbollit spanjoll i prin skuadra katalunase, Barcelona me 72 pikë, 13 më shumë se vendi i dytë, Real Madridi, i cili ka 59 pikë, gjersa top 4-shen e mbyllin Atletico Madrid e Real Sociedad.