Gazeta10

Në mes të emisionit, gazetari sulmohet nga i ftuari i tij politikan dhe truproja

Deputeti i Partisë Demokratike, Cemal Enginyurt, mori pjesë në një emision të drejtpërdrejtë, dhe ai debatoi me gazetarin Latif Şimşek.

Por gjatë një pushimi të transmetimit thuhet se Emrah T., i cili pretendohet të jetë truproja i Enginyurt, sulmoi gazetarin Shimşek.

Sipas mediave turke, debati eskaloi teksa po diskutohej çështja e Osman Kavala.

Ndryshe, pak kohë më parë një gjykatë turke ka dënuar aktivistin e të drejtave civile dhe filantropistin Osman Kavala me burgim të përjetshëm pa lirim me kusht.

Gjykata në Stamboll e shpalli Kavala-n fajtor për përpjekje për të përmbysur qeverinë mes protestave masive në vitin 2013.

Siç bëjnë të ditur mediat turke, gazetari Latif Şimşek bëri një ankesë kundër deputetit të Partisë Demokratike Cemal Enginyurt dhe truprojës së tij të dyshuar, me arsyetimin se ai e kishte sulmuar në emisionin televiziv.

Pas ankesës, Zyra e Kryeprokurorit Publik të Stambollit nisi një hetim dhe Emrah T. u arrestua.

Një deklaratë me shkrim për shtyp mbi këtë temë erdhi nga Enginyurt.

“… Si nënkryetar dhe deputet i Partisë Demokratike, dua t’i kërkoj falje kombit turk, publikut dhe komunitetit të shtypit, të cilët po bëjnë punën e tyre siç duhet, për këto imazhe të padëshiruara”, citohet të ketë thënë ndër tjerash ai.

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
337396267_2556707847803320_5631195340894130427_n
“Gjendja i është keqësuar”, Gazetarja kosovare kërkon ndihmë për shërimin e bashkëshortit