Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Në mungesë të pritores, banorët e Grabovcit rrezikojnë jetën

Gazeta10
13 June 2023 - 19:12

Raporti: Egzona Shala/Kanal10

Çdo ditë në ora shtatë të mëngjesit banorët e fshatit Grabovc i Epërm në Komunën e Obiliqit ndalojnë tek ky stacion.

Ani pse në këtë pjesë ndodhet stacioni i autobusëve, mungesa e një pritoreje për stacionin e trenave po e bënë të vështirë qarkullimin e kalimtarëve.

Vehbi Mjekiqi, thotë se banorët e këtij fshati kanë nevojë për realizimin e një pritoreje pasi janë të rrezikuar edhe nga shpejtësia e makinave.

Vite më parë gjatë asfaltimit të rrugës kryesore të fshatit është bërë një plan për realizimin e pritores, por një gjë e tillë ka mbetur vetëm në letër.

E lidhur me këtë çështje nga INFRAKOS kanë thënë se e kanë me prioritet investimet në këtë zonë.

Ju informoj qe Hekurudhat e Kosovës i kanë stacionet zyrtare të parapara edhe me pritoren e pritjes se udhëtarëve, ndërsa në Km (kilometrin) 10+900 në segmentin hekurudhor Bardhë – Drenas në linjën Hekurudhore Prishtinë – Pejë, respektivisht në fshatin Grabovc i Epërm nuk ka stacion zyrtar dhe as pritore për udhëtar, por thjeshtë është një pikë ndalje për t’i mundësuar banoreve të fshatit për ta shfrytëzuar transportin hekurudhor në këtë linjë hekurudhore. Ne si Infrakos e kemi parasyshë dhe në prioritet qe në këtë pikë ndalje të investojmë në riparimin dhe sanimin e platformës në këtë pikë ndalje.

Ndryshe, nga Infrakos kanë bërë te ditur që kanë bërë kërkesë edhe në komunën e Obiliqit për t’i mbështetur në mekanizmin e tyre për realizimin e një pritoreje.

Rruga e trenit në fshatin Grabovc i Epërm është lëshuar në vitin 1936.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.