
Sot në ora 17:00 i jepet lamtumira e fundit Hyrije Hysenit e cila vdiq dje në Pejë.
I dyshuari kryesor për vrasjen e Hyrije Hysenit është djali i saj .
I njëjti tashmë gjendet në paraburgim.
Në orët e pasditës të ditës së djeshme, një vrasje masakër që ka ndodhur në Pejë ka tronditur gjithë Kosovën ku një grua 63 vjeçare kishte mbetur e vrarë.
I dyshuari për vrasjen është djali i saj.
Rastin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 16:00 policia ka marrë një informacion në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë, me të arritur në vendin e ngjarjes kemi parë është se bëhet fjalë për vrasje të rëndë teksa vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi kujdestar”, deklaroi Rugova
Pas Policisë në konferencë për medie doli edhe Prokuroria Themelore në Pejë. Prokurorja e rastit, Sahide Gashi ka bërë të ditur se dyshohet se i biri e ka privuar nga jeta të ëmën.
Gashi kishte deklaruar se ekipet kanë bërë punën e tyre dhe me urdhër të prokurorit trupi I viktimës është dërguar për autopsi.
“Kemi provuar që të dyshuarin ta marrim në pyetje, në prani të mbrojtësit, mirëpo nuk ka qenë në gjendje të përgjigjet. Kemi urdhëruar që, nesër, në prezencë edhe të psikologut dhe avokatit mbrojtës, të provohet që të merret deklarata e tij”, theksoi prokurorja Gashi.
Sipas informacioneve që dolën dje dyshohet se Urimi me gjakftohtësi ia ka këputur kokën nënës së tij dhe më pas ia ka pirë edhe gjakun.