
Klubi i basketbollit Trepça ka zyrtarizuar përforcimin më të ri, Michael Green.
Lojtari është prezantuar me ngjyrat e klubit, duke u bërë pjesë e skuadrës mitrovicase.
Me këtë transferim, Trepça synon të forcojë ekipin dhe të jetë më konkurruese në garat e ardhshme.
Kujtojmë që klubi nga Mitrovica të mërkurën e ardhshme do të luajë finalen e Kupës së Kosovës ndaj Bashkimit.
Ndeshja do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, më 12 shkurt, nga ora 19:00.