
Në Prizren është duke u zhvilluar Konferenca për Rininë 2022 me moton “Drejt një Politike Kombëtare”, ku e pjesë e saj është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, raporton Gazeta10.
Në njoftimin e MKRS-së bëhet e ditur se kjo konferencë po mbahet në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit.
Në këtë konferencë janë katër panele të ndara.
Më tej, në këtë konferencë janë duke marrë pjesë të rinj dhe të reja, ministra, si dhe zyrtarë të tjerë vendor dhe të huaj.
Këtu keni njoftimin e plotë:
“Në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren është duke u mbajtur Konferenca për Rininë 2022 me moton: “Drejt një Politike Kombëtare”, e organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Në një mjedis përplot pozitivitet, kjo konferencë e ndarë në katër panele, ka bërë bashkë rreth 200 të rinj dhe të reja, ministra, deputetë, përfaqësues ndërkombëtarë dhe akterë të tjerë të sektorit rinor për të ndarë arritjet, sfidat dhe objektivat e Qeverisë ndaj rinisë dhe për t’i inkurajuar ata për pjesëmarrje aktive në të gjitha sferat e jetës.
Kishim nderin që në konferencë të jetë i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që iu drejtua të rinjve me një fjalë rasti.
Folës në këtë konferencë janë përfaqësues nga institucionet e vendit, të nivelit qendror dhe lokal si dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme që merren me rininë”, thuhet në njoftimin e MKRS-së. / Gazeta10