Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Në rajonin e Gjilanit brenda javë u shqiptuan mbi 1500 gjoba trafiku

Gazeta10
15 May 2026 - 8:57

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 08.05.2026 – 14.05.2026 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar 1549 gjoba.

Po ashtu është bërë e ditur se gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:

Hetim i dhjetë (10) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,

Hetim i katërmbëdhjetë (14) aksidenteve të trafikut me të lënduar,

Shqiptuar njëmbëdhjetë (11) gjoba për mos përdorim të rripit të sigurisë,

Shqiptuar pesë (5) gjoba për përdorim të telefonit,

Shqiptuar njëzet e katër (24) gjoba për modifikim të automjetit (folije të errëta),

Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për dyzet e dy (42) ngasës.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit uleni shpejtësinë

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.