Gjykimi Special

Në seancë private, dëshmon dëshmitari i 108-të në rastin Thaçi dhe të tjerët

Gazeta10
28 Nëntor 2024 - 12:27

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka filluar dëshminë në seancë private, dëshmitari i 108-të në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ky dëshmitar mban kodin W04820 dhe pyetjet për atë i ka filluar prokurori Cezary Mihailzcuk, raporton “Betimi për Drejtësi“.Ndryshe, deklaratat e dëshmitarit, së bashku me materialet përcjellëse dhe shënimin përgatitor, u pranuan në prova materiale pasi që nuk pati kundërshtime nga ana e mbrojtjes.

Gjithashtu, u vendos që konfidenciale të jenë edhe datat e këtyre deklaratave, me qëllim që të mbrohet dëshmitari.Ndërsa, prokurori nuk lexoi ndonjë përmbledhje në publik për këtë dëshmitar.Kujtojmë se meqenëse sot është 28 Nëntori, ish-krerët e UÇK-së, në këtë seancë u paraqitën me kollare me motive kombëtare. Madje, ajo e Selimit mbante emblemën e UÇK-së.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.