Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth Kosovës, Shqipërisë dhe ndeshjeve të tyre, si dhe për basketbollin kosovar.
Të ftuar në studio janë si çdo herë analistët e përhershëm: Liridon Leci dhe Bekim Isufi, gjersa atyre i bashkohen Anel Rashkaj, Ardian Hoxha, Kujtim Zebica dhe Kushtrim Mushica.
Në lidhje direkte nga Filipinet ishte edhe Arben Fetahu, kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës.
Pjesë e emisionit “Kmapionët” ishte edhe një sondazh i publikuar në YouTube, ky pyetja ishte se kush do të kualifikohet në “EURO 2024” mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Shikuesit votuan për Shqipërinë (63%), gjersa Kosovës i dhanë gjasa rreth 13%.
Shqipëria është e para në grupin E me 10 pikë, teksa Kosova pozicionohet e pesta në tabelë me 4 pikë.