Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Në veri po vazhdon lëvizja e veturave me targa KM dhe pa stikersa të vendosur

Gazeta10
17 November 2022 - 13:44

Kosova dhe Serbia vazhdojnë që në veturat me targat e vendeve të tyre, gjatë hyrjes në pikat kufitare, të vendosin stikersa mbi simbolet shtetërore.

Në rastin e Kosovës, mos aplikimi i një mase të tillë, sjell gjobë për vozitësit e automjeteve. Por në komunat e Kosovës në veri të vendit, situata është ndryshe.

RTK po qëndron në Mitrovicën e Veriut prej nga edhe ka publikuar disa fotografi, ku janë parë me dhjetra automjete që përveç bartjes së targave ilegale, KM, nuk i mbajnë edhe stikersat në targa, mbi simbolet shtetërore të Serbisë.

Në Mitrovicën e Veriut, dhjetra automjete të parkuara apo që lëvizin, nuk bartin stikersa, ndërkohë që nuk ka të dhëna nëse të njëjtit gjobitën.

Aktualisht situata në katër komunat e vendit në veri është e qetë, ndonëse dhjetra policë të Kosovës të komunitetit serb, kanë braktisur detyrën nga presioni i Beogradit zyrtar.

Serbia kundërshton vendimin e Kosovës për zëvendësimin e targave ilegale KM me ato legale RKS./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.