
Në provincën e Balkhut, në veri të Afganistanit, talebanët kanë shpallur një dekret që u ndalon grave afgane të përdorin emrat e tyre.
Kjo ndalesë përfshin edhe dokumentet zyrtare, si dhe dokumentacionin për marrjen e shërbimeve spitalore.
Ndërkaq, grave në Afganistan, nga tani e tutje, do t’u drejtohen me emërtimin “Bibi”, që do të thotë gjyshe ose grua e moshuar, por që, sipas raportimeve, lidhet edhe me emërtimin e një kafshe, dhisë. Raporton CNEWS.