
Mesfushori shqiptar, Nedim Bajrami, ka shprehur dëshirën të largohet nga Empoli, por jo edhe nga Serie A.
Sipas mediumeve italiane, Bajrami ka kërkuar të largohet nga Empoli në janar dhe dëshiron që t’i bashkohet skuadrës tjetër italiane, Fiorentina.
Fiorentina kishte kërkuar shërbimet e Bajramit edhe në verë, por skuadra e Empolit nuk e lejoi largimin e futbollistit.
Por Fiorentina nuk ka hequr dorë nga mesfushori i Kombëtares Shqiptare dhe e dëshiron transferimin e tij në afatin kalimtar të janarit.
Deri më tani këtë sezon, mesfushori 23-vjeçar nuk ka qenë i rregullt në formacionin standart të Empolit dhe shumicën e ndeshjeve i ka filluar nga banka rezervë.
Mesfushori ka kontratë me Empolin deri në vitin 2024 dhe vlera e tij në treg është rreth 10 milionë euro.
Ai erdhi te Empoli në vitin 2020 nga ekipi zviceran, Grasshopers, për shumën e 500 mijë eurove.