
Profesori universitar, Seb Bytyqi, takimin e 18 marsit në Ohër mes palës kosovare dhe asaj serbe e sheh si dialog me negociata të ashpëra.
Bytyqi në “Info10”, ka thënë se s’beson se në këtë takim do të ketë marrëveshje, por që do të ketë negociata të ashpëra sepse diskutohen çështje që janë të vështira për zbatim.
“Besoj që do të ketë negociata mjaftë të ashpëra, sepse diskutohen çështje që ndoshta edhe mund të jenë vështirë të impletohen për një kohë të shkurtë, prandaj kemi të bëjmë më kohë të gjatë të implementimit, pastaj kemi të bëjmë me hapat e sekuencën e hapave të ndryshëm që duhet të implementohen. Kështuqë që besoj që do të ketë dialog të ashpër, nuk është e garantuar që do të kemi një marrëveshje, mund të ketë edhe një takim tjetër të më vonshëm.’, ka thënë Bytyqi./Gazeta10