Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nëna e 14-vjeçarit të vrarë në Tiranë: Ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ia morën të dyja

Gazeta10
21 November 2024 - 12:37

Nëna e 14 vjecarit i cili u vra më thikë tri ditë më parë në një shkollë në Tiranë ka dërguar një mesazh në protëstën e organizuar pas vrasjes së tij.

Në mesazhin e saj nëna shpreh pikëllimin për humbjen e djalit të saj të mitur dhe falënderon protestuesit e shqiptarët për mbështetjen në këto momente të vështira.

“Nuk mendoj që ka fjalë që e përshkruan këtë dhimbje që na ka lënë një boshllëk të madh që nuk do të mbushet kurrë. Falënderoj gjithë popullin shqiptar anembanë dhe FSHF, për praninë dhe mbështetjen në këto momente të vështira. Nuk di sa mirënjohëse mund të them që jam për ato që iu gjendën aty Martinit në momentet e tij të fundit. Ju falënderoj nga zemra. Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë! Ia morën të dyja. Si nënë që jam uroj nga thellësia e shpirtit që askush mos u sprovoftë me dhimbje të tilla. Respekte Florina dhe Angel Cani”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.