Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Nëna e Astrit Deharit: Dardan Molliqaj është i pari që më ka thënë se Astriti është vetëvra

Gazeta10
21 February 2023 - 22:44

Mos  zbardhja e rastit të Astrit Deharit dhe deklaratat e deputetit, Haki Abazi lidhur me atë se ekzistojnë video-incizime që e dëshmojnë këtë, ka kthyer përsëri në temë diskutimi neglizhencën e institucioneve për zbulimin e së vërtetës së rastit Dehari.

Një debat lidhur me këtë është duke u zhvilluar edhe në “Rubikon”,  me të ftuar si panelistë ish-sekretari i VV-së në atë kohë, Dardan Molliqaj dhe ish-kryeporkurori i rastit.

Kjo ka bërë që të reagoj edhe nëna e Deharit, Xhemile Dehari, e cila ka patur një polemikë edhe me ish-Sekretarin Organizativ të LVV-së, Dardan Molliqaj.

“Dardani ka qenë shok i Astritit. Dardani është i pari që më ka ardhë në shtëpi e më ka thënë se është vetëvrasje për Astritin. Edhe pse po thotë tash që nuk është vetëvrasje, më ka thënë vetëvrasje. Disa javë para se me dalë prej VV, më ka ardhë në shtëpi e më ka thënë, ‘Teta Xhemile, të kom thanë se qështu kom ndi’. Vet e ka pranu që ka thanë vetëvrasje. Edhe një gjë du me ja përmend Dardanit. E di shumë mirë edhe rastin e Arbnorit kur është vrarë, gruaja e Arbnorit, hala unë pa mbërri mirë, hala pa e largu trupin e Arbnorit, i ka thënë ‘kjo ka ndodhë prej juve’. E di Dardani”, u shpreh ajo.

Tutje, Xhemile Dehari ka thënë se konstatimi se Astrit Dehari ka kryer vetëvrasje ka qenë konstatim personal i ish-kryeprokurorit, Sylë Hoxha, duke thënë se nuk dëshiron që t’ia dëgjoj zërin këtij të fundit.

“Sylë Hoxha e di shumë mirë se çka punu e qysh ka punu. Para disa jave, me një emision e pash, tha më ka detyru kryeprokurori Lumezi me lexu atë farë deklarate. 12 ditë pas vrasjes së Astritit, ka dalë ka thënë se është vetëvrasje. Po e përmendi edhe raporton e Mjekësisë Ligjore. Përse nuk e lexoi raportin e mjekëve të pavarur ai asnjëherë? Këtij po i drejtohna, përse nuk e ka lexu atë raport për me pa se qysh paska qenë? Edhe në raportin e Mjekësisë Ligjore, e kam lexu edhe unë, nuk shkruan që është vetëvrasje. Konstatimi i Sylë Hoxhës është vetëvrasje, konstatimi i tij i vet, personalisht”, tha zonja Xhemile mes tjerash, për të shtuar: “Nuk kam qejf me ia ndëgju zanin, po të tregoj drejt, as nuk du me ia ndi zanin e as fytyrën me ia pa. Ju lutem, nuk du që ai me u përgjigj”, tha nëna e Deharit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
06 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.